“I kam me emra”, Mjeku Osmënaj: 30 persona kanë ardhur me arkivol nga Rinasi, shkuan të kuroheshin por vdiqën e s’u raportuan

Publikuar tek: aktualitet, më 22:53 24-11-2020 “I kam me emra”, Mjeku Osmënaj: 30 persona kanë ardhur me arkivol nga Rinasi, shkuan të kuroheshin por vdiqën e s’u raportuan Renato Osmënaj

Fshehja e numrit të viktimave të shkaktuar nga Covid-19 është kthyer në një “luftë” mes opozitës dhe qeverisë ditët e fundit.  

Opozita pretendon se ato fshihen, ndërkohë që mjeku imazherist, Renato Osmënaj mbështet këtë ide, ku thotë se jashtë kësaj liste qëndrojnë edhe ata që pacientë shqiptarë vdesin jashtë vendit.

I ftuar në ‘Tempora”, Osmënaj tha se vetëm ai ka 30 emra që kanë ardhur me arkivol në Rinas, pasi kanë ndërruar jetë në Turqi.

Ai shtoi se 280 persona kanë shkuar të kurohen në Turqi, 30 prej tyre kanë ndërruar jetë, por nuk janë raportuar nga Ministria e Shëndetësisë.

“Numrat nuk janë të saktë. Nëse dëgjojmë deklaratat e Ministrisë së Shëndetësisë nga marsi deri tani, falë masave të qeverise, në tre spitale covid ka të dhëna se sa janë shëruar apo kanë vdekur. Shifrat e viktimave të qeverisë janë vetëm për tre spitalet covid. Unë kam 30 emra që mund të janë të vdekur nga Covidi dhe kanë hyrë me arkivol nga aeroporti i Rinasit, nga Turqia. Kanë shkuar 280 me charter dhe 30 kanë humbur betejën. Janë kthyer për t’u varrosur se janë shqiptarë, nuk janë të raportuar nga qeveria. Një e kam nga Elbasani që ka vdekur në një ambulancë të Korçës duke u kthyer, u bënë 31”, tha Osmënaj.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « E TRISHTË/ Një jetë në shërbim të popullit, COVID i merr jetën mjekut të spitalit të Dibrës Ibrahim Kaziu
Ndodh në Malësinë e Madhe/ Laboratori që thyen çdo rekord, nxjerr për 15 minuta përgjigjen e testit të COVID-19, kushton vetëm 8 mijë lekë të vjetra »
Article Logic
Execution time: 0.012166976928711
array(1) { ["section"]=> string(127) "i-kam-me-emra-mjeku-osmenaj-30-persona-kane-ardhur-me-arkivol-nga-rinasi-shkuan-te-kuroheshin-por-vdiqen-e-s-u-raportuan-229001" }