Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme me një video me pamje të transformimit të një qendre shëndetësore në Lezhë.
Në kuadër të programit 'Reahabilitimi i 300 qendrave shëndetësore', kryeministri publikon në mënyrë të herë pas hershme transformimet nëpër qendrat shëndetësore të vendit.
'Duke ju rrëfyer se kur thonë që shëndetësia ka shumë probleme, më duket gjëja më normale, po ama kur thonë që s'ka ndryshim e kam të pamundur të mos dyshoj nëse i kanë a jo sytë në balle, ju uroj një javë të mbarë', shkruan Rama.