I karantinuar, ish-kryebashkiaku i PS bën humor: Këto dy ditë vjen vërdallë nëpër shtëpi një grua, lan, shpëlan, hekuros e bën gjellën! Qenkesh gruaja ime

Publikuar tek: fcb-bomb, më 16:27 13-03-2020 I karantinuar, ish-kryebashkiaku i PS bën humor: Këto dy ditë vjen vërdallë nëpër shtëpi një grua, lan, shpëlan, hekuros e bën gjellën! Qenkesh gruaja ime Shpetim Gjika me familjen- foto arkiv

Ish-kryebashkiaku i PS Shpëtim Gjika është karantinuar si gjithkush në fakt, në shtëpinë e tij në Vlorë.

Për ta çdramatizuar situatën, ai sjell edhe disa grimca humori teksa kalon kohë me bashkëshorten dhe vajzën e tij Era.

“Këto dy ditë që jam mbyllur në karantinë, vinte vërdallë nëpër shtëpi një grua, dhe goxha grua në fakt, se lante e shpëlante, hekuroste e bënte gjellën, gjithë këto ditë flutur në shtëpi.

Më dukej si fytyrë shumë e njohur, por meazallah se e kujtoja dot ku e kisha parë. Sot mora guximin e pyeta për emrin!

Më befasoi përgjigja e saj. Më tha se quhej Adriana Gjika dhe qënkesh gruaja ime!

Uuuueeee po u dashkej karantina që ta rinjihja se e kisha harruar fare. Ndërkohë nga dhoma tjetër dëgjohet Era :- O ma kush është ky burri që po na rri kaq shumë në shtëpi ?!

Rri e qetë t’u bëftë mami se sapo më tha ky burri që qënka Shpëtim Gjika, babi yt e bashkëshorti im. Po hajd se do kemi kohë plot të njihemi.

Çdo e keqe e ka një të mirë”, shkruan Gjika ndërsa bën edhe një apel për të ndenjur në shtëpi.

“Ne rrimë në shtëpi! Stop Coronavirusit ! Ne do t’ia dalim “

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010264873504639
array(1) { ["section"]=> string(155) "i-karantinuar-ish-kryebashkiaku-i-ps-ben-humor-keto-dy-dite-vjen-verdalle-neper-shtepi-nje-grua-lan-shpelan-hekuros-e-ben-gjellen-qenkesh-gruaja-ime-198523" }