I këndoi Erdoganit, Guri Rrokaj ironizon gazetarët e 'Klanit' që e tallën: Ata japin telenovela turke non-stop dhe pastaj grijnë sallatë për mua

Publikuar tek: aktualitet, më 15:42 24-01-2021 I këndoi Erdoganit, Guri Rrokaj ironizon gazetarët e 'Klanit' që e tallën: Ata japin telenovela turke non-stop dhe pastaj grijnë sallatë për mua Guri Rrokaj

Këngëtari fierak Guri Rrokaj flet pas vargjeve që i thurri presidentit turk Rexhep Taip Erdogan, këngë që u bë virale në internet e ngjalli reagime të shumta.

Ai ka treguar dhe arsyet se pse e bëri këngën, ndërsa jugun e vendit e quajti “vilajet” në nderim të Erdoganit.

“Si krijues dhe si këngëtar më shtyu mbështetja e madhe që ai na dha. Sa dëgjova lajmin se do bëhej spitali, e studiova në vetvete disa herë, dhe brenda një afati treditor bëra tekstin, melodinë, u konsultova me shokët, e këndova, inçizova dhe më pas e nxora në televizor. Mesazhin e madh e thotë kënga, te ndihma që Erdogan na ka dhënë në vazhdimësi”, shprehet Rrokaj.

Ndërkohë sa i takon reagimeve që ka pasur për këngët e tij, Rrokaj pati një mesazh dhe për gazetarët e “Stop” që u tallën me të.

“Ata gazetarët e Stop të Tv Klan u them që non-stop japin filma turk, e më pas merren e trajtojnë këtë punës si të duan ata. Guri Rrokaj është këngëtar që u ka kënduar dëshmorëve, më patriotë se mua nuk ka. Nuk e vras mendjen për këta që grijnë sallatë për mua”, thotë më tej këngëtari në një intervistë për FaxWeb.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Më telefonoi Ilir KULLA”, në përgjimet e NDRANGHETAS përmendet edhe presidenti META
I dënuar me 40 vite burg për terrorizëm, shqiptari i rastit 'Kumanova' letër Ramës e Metës: Kam luftuar për Shqipërinë, do i drejtohem Strasburgut »
Article Logic
Execution time: 0.012825012207031
array(1) { ["section"]=> string(147) "i-kendoi-erdoganit-guri-rrokaj-ironizon-gazetaret-e-klanit-qe-e-tallen-ata-japin-telenovela-turke-non-stop-dhe-pastaj-grijne-sallate-per-mua-236207" }