I këputi nga qafa varësen e floririt një gruaje, dy policë rrugorë arrestojnë grabitësin

Publikuar tek: aktualitet, më 14:29 22-04-2019 I këputi nga qafa varësen e floririt një gruaje, dy policë rrugorë arrestojnë grabitësin Policia kap grabitesin

Dy oficerë të qarkullimit rrugor në Fushë Krujë kanë arrestuar një person i cili i grabiti varsësen e floririt një gruaje.

Grabitësi, identiteti i të cilit nuk bëhet ende i ditur, i ka këputur nga qafa varësen gruas, ndërkohë dy oficerëve të qarkullimit rrugor nuk i ka shpëtuar ky akt.

Ata kanë bërë të mundur ndalimin e këtij personi i cili mësohet se është nga qyteti i Laçit.

Pasi i shkëput varësen gruas, grabitësi ka tentuar të largohet, por ka qenë ndërhyrja e shpejtë e dy punonjëseve të qarkullimit që ka bërë të mundur ndalimin e tij.

Grabitësi është dërguar në stacionin policor të Fushë Krujës ndërkohë që procedura ndiqet nga të tjerë efektivë, ndërsa konsiderohet si rast i veçantë nga dy oficerët e policisë në Fushë Krujë./ Newsbomb.al

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.18435382843018
array(1) { ["section"]=> string(94) "i-keputi-nga-qafa-varesen-e-floririt-nje-gruaje-dy-police-rrugore-arrestojne-grabitesin-161401" }