I kërcënohej jeta në Shqipëri, Agron Tufa kërkon azil në Zvicër: Kërkesë për dorëheqje nga posti

Publikuar tek: aktualitet, më 23:03 02-12-2019 I kërcënohej jeta në Shqipëri, Agron Tufa kërkon azil në Zvicër: Kërkesë për dorëheqje nga posti Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave te Komunizmit, Agron Tufa

Drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave te Komunizmit Agron Tufa, është larguar nga Shqipëria për shkak se i rrezikohej jeta.

Newsbomb.al, mëson se Agron Tufa ka kërkuar azil politik në Zvicër për shkak të pasigurisë së jetës së tij dhe anëtarëve të tjerë të familjes. Nga një prej qendrave ku është paraqitur për azil, Tufa ka bërë dhe një kërkesë për tu dorëhequr nga posti i drejtorit të Institutit që mban akutualisht.

I pyetur nga newsbomb.al, Agron Tufa ka konfirmuar se tashmë është larguar nga Shqipëria për shkak të kërcënimeve dhe pasigurisë së jetës së tij dhe familjes.

Kujtojmë se, së fundmi Agron Tufa është kërcënuar me vdekje nga persona anonimë nëpërmejt rrejeteve socialie duke i shkruar drejtpërdrejt në llogarinë private atij si drejtori i Institutit për Studimin e Krimeve dhe pasojave te Komunizmit. Këto kërcënime janë denoncuar publikisht nga Tufa, si dhe pranë organeve kompetente.

Mesa duket, rreziku i këtyre kërcënimeve e ka shtyrë Agron Tufën të kërkojë mbrojtje në Zvicër./NEWSBOMB.AL

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022847890853882
array(1) { ["section"]=> string(101) "i-kercenohej-jeta-ne-shqiperi-agron-tufa-kerkon-azil-ne-zvicer-kerkese-per-doreheqje-nga-posti-188176" }