Në një mbledhje të ditës së sotme, Këshilli i Lartë Gjyqsor ka marrë vendimin për pezullimin nga detyra të gjyqtarit të Fierit Roland Hysi.
Hysi u arrestua një ditë më parë pasi në emisionin investigativ STOP u shfaq një video ku ai i kërkontefavores seksuale dhe para një gruaje në këmbim të kujdestarisë së fëmijës së saj.
Në mbledhjen e zhvilluar, anëtarët e KLGJ u shprehën të vendosur për të luftuar pa asnjë kompromis çdo akt apo sjellje që diskrediton rëndë figurën e gjyqtarit.
Së bashku me gjyqtarin Roland Hysi u arrestua dhe psikologia Elona Meçani, pasi akuzohen për veprat penale 'Korrupsioni pasiv i gjyqtarëve prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të organeve të drejtësisë' dhe 'Ushtrimi i ndikimit të paligjishëm të personave që ushtrojnë funksione publike'.