I kërkoi Metës mos ta dekretonte, Gjinushi flet për Fugën: Ai ka qenë gjithmonë kundra, por shpresonte të çonte në fund amanetin e Ramës për...

Publikuar tek: aktualitet, më 21:59 12-07-2019 I kërkoi Metës mos ta dekretonte, Gjinushi flet për Fugën: Ai ka qenë gjithmonë kundra, por shpresonte të çonte në fund amanetin e Ramës për... Kryetari i Akademise se Shkencave, Skender Gjinushi dhe akademik Artan Fuga

Kryetari i kontestuar i Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi, ka deklaruar se mosdekretimi nga ana e presidentit Meta për zgjedhjen e tij në krye të Akademisë së Shkencave, është një sulm ndaj Akademisë dhe inteligjencës shqiptare.

I ftuar në emisionin ‘Repolitix’, Gjinushi theksoi se u bë presion politik ndaj akademikëve për të mos votuar.  Ai u shpreh gjithashtu edhe për akademikun Artan Fuga, i cili pretendon se zgjedhjet për kryetar të Akademisë janë të paligjshme.

Sipas tij akademik Fuga është gjithmonë kundra, por në fund edhe Fuga shpresonte dhe mendonte që po çonte amanetin e Ramës për rithemelimin e Akademisë.

‘Tani të abuzosh dhe të tregosh papërgjegjshmëri me një detyrim të tillë, është serioze si për një shtet ligjor edhe për atë që e deformon këtë shtet ligjor. Çfarë kam pas me zotin Meta ose me Ilirin e kam pas përball. Kjo ka ndodhur sikur kemi qenë në ditët më të mira, kur kemi qenë aleat, koleg dhe si më vonë.

Në zanafillë kemi qenë dy ithtarë në internacionalen e majtë për PSD dhe PS-në. Por ia kam thënë, mos ngatrro Akademinë me lojrat e politikës. Është bërë votimi i zgjedhjes në Akademi me transparencë të plotë. Arsyeja që vendosa më në fund të kandidoja për kryetar të Akademisë së Shkencave, ishte futja e politikës për mbylljen e akademisë. Sepse sulmi i akademisë ka lindur nga një krah i shëndetshëm dhe nga një krah abuziv.

Politika shfrytëzoi disa dashakeq vetëm për të baltosur, Presidenti i Republikës, ta marri parasysh që 44 vetë me shkollë të lartë, nuk mund të bëjnë zgjedhje të paligjshme. Presidenti s’ka të drejtë juridike por as të drejtë morale, nuk mund të vë në diskutim as integritetin tim dhe as të 43 të tjerëve, përvec njërit që s’ishte prezent. Hapjen e votimeve e bëri edhe akademik Luan Omari.

Me vullnet absolut, u bë presion politik ndaj akademikëve për të mos votuar, dhe prapë erdhën me shumë dinjitet dhe votuan.

Shumica e Akademisë është zgjedhur pas 2008-tës, po të flasim nga mazhoranca nuk është zgjedhur nga mazhoranca e majtë. Presidenti po bën sulm ndaj Akademisë, ndaj inteligjencës shqiptare.

Fuga është gjithmonë kundra, por edhe ai shpresonte dhe mendonte që po çonte amanetin e Ramës për rithemelimin. Z.Rama patjetër që e ka pasur idenë për rithemelim sa më të thellë të Akademisë’, tha Gjinushi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.020601987838745
array(1) { ["section"]=> string(144) "i-kerkoi-metes-mos-ta-dekretonte-gjinushi-flet-per-fugen-ai-ka-qene-gjithmone-kundra-por-shpresonte-te-conte-ne-fund-amanetin-e-rames-per-172027" }