I kërkoi presidentit të Ukrainës të niste hetimet për djalin e Joe Biden, demokratët nisën procedurat për shkarkimin e presidentit Trump

Publikuar tek: bota, më 22:50 24-09-2019 I kërkoi presidentit të Ukrainës të niste hetimet për djalin e Joe Biden, demokratët nisën procedurat për shkarkimin e presidentit Trump Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi

Kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi, tha të martën se do të nisë një hetim zyrtar nëse presidenti Donald Trump, duhet t’u nënshtrohet procedurave të shkarkimit.

Dhoma e kontrolluar nga demokratët do të shqyrtojë nëse presidenti Trump ka kërkuar ndihmën e Ukrainës për të hedhur baltë mbi ish nënpresidentin Joe Biden, i cili kryeson garën e demokratëve si kandidat presidencial për zgjedhjet e vitit 2020.

Hetimet lidhen me një një telefonatë që presidenti Trump ka zhvilluar me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, në të cilën aludohet se presidenti Trump i ka kërkuar bashkëbiseduesit të hetojë rreth rivalit të tij politik, Joe Biden.

“Askush nuk është mbi ligjin”, tha të martën kryetarja e Dhomës së Përfaqësuesve, Nancy Pelosi.

Pas muajsh përmbajtjeje, zonja Pelosi u bind se veprimet e raportuara të presidentit Trump dhe refuzimi i administratës së tij për të ndarë hollësitë, nuk i lanë Dhomës së Përfaqësuesve zgjidhje tjetër, pos të çonte përpara një hetim.

"Prandaj sot unë jam duke shpallur se Dhoma e Përfaqësuesve po ecën përpara me një hetim zyrtar lidhur me shkarkimin”, tha ajo.

Zonja Pelosi tha se Dhoma e Përfaqësuesve do të votojë të mërkurën mbi një rezolutë lidhur me ankesën e një informatori të inteligjencës që ka të bëjë me telefonatën midis zotit Trump dhe Presidentit të Ukrainës Volodymyr Zelenskiy, ndërkohë që administrata refuzon të dorëzojë përmbajtjen e ankesës.

Ajo tha se ishte e qartë se kreu në detyrë i inteligjencës kombëtare, Joseph Maguire po shkelte ligjin, duke mos lejuar që përmbajtja e ankesës t’i kalojë Kongresit.


REAGON PRESIDENT TRUMP

Presidenti Donald Trump tha se nëse demokratët nisin procedurat për shkarkimin e tij, kjo do të ishte në avantazhin e tij.

Presidenti Trump ndodhet në Nju Jork për takime me krerët botërorë në Kombet e Bashkuara. Ai tha se vendi "po ecën më mirë se kurrë ndonjëherë dhe se demokratët do të humbasin zgjedhjet e vitit të ardhshëm nëse nisin procedurat për shkarkimin e tij. Ai tha: "Nëse ajo (Pelosi) e bën këtë, të gjithë thonë se kjo do të ishte diçka pozitive për mua." /VOA

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093939304351807
array(1) { ["section"]=> string(142) "i-kerkoi-presidentit-te-ukraines-te-niste-hetimet-per-djalin-e-joe-biden-demokratet-nisen-procedurat-per-shkarkimin-e-presidentit-trump-179677" }