Kryeministri italian Giuseppe Conte i ka bërë thirrje vendeve të Europës Qëndrore e Jugore të mbështetin Shqipërinë në këto momente dramatike dhe të angazhohen për të marrë pjesë në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin e shtetit shqiptar.
Këtë fjalim Conte e mbajti gjatë një fjalimi në Forumin Ndërqeveritar të Bashkëpunimit Rajonal mes vendeve të Europës Qëndrore e Jugore, i mbajtur sot në Romë, ku i pranishëm ishte edhe kryeministri Edi Rama.
'Shqipëria nuk mund dhe nuk duhet të jetë e vetme në këtë situatë të vështirë.
Dua ti bëj thirrje të gjitha vendeve të Europës Qëndrore të solidarizohen dhe të angazhohen në Konferencën e Donatorëve për Rindërtimin e shtetit shqiptar, pas pasojave që la pas tërmeti i 26 nëntorit', tha Conte.
Ndërkohë, Rama e ka falenderuar dhe i ka shprehur mirënjohjen e tij, Italisë 'mike' dhe kryeministrit Conte, edhe përmes një postimi në 'Facebook'.
Rama ka publikuar foton e tij me kryeministrin Conte dhe shkruan:
'Faleminderit'.