I kërkojnë dorëheqjen ministres së Ramës, shoqërohen në polici 3 studentë, në komisariat 3 deputetë të LSI

Publikuar tek: politike, më 16:44 02-02-2018 I kërkojnë dorëheqjen ministres së Ramës, shoqërohen në polici 3 studentë, në komisariat 3 deputetë të LSI

Disa studentë të Fakultetit të Drejtësisë kanë protestuar ditën e sotme për dorëheqjen e ministres së Drejtësisë Etilda Gjonaj. 

Protesta u mbajt përpara godinës së Ministrisë së Drejtësisë dhe studentët ishin të shoqëruar nga 3 deputetët e LSI-së, Kejdi Mehmetaj, Endrit Braimllari dhe Floida Kërpaçi.

Të kontaktuar nga newsbomb.al deputetët e LSI kanë theksuar se në komisariat ndodhen për tu interesuar për tre studentët e shoqëruar. Sipas tyre, policia nuk ka asnjë të drejtë t’i mbajë studentët në komisariat, pasi protesta sipas tyre ishte legjitime dhe aspak politike. 

Mësohet se 3 prej studentëve janë shoqëruar në komisariatin e policisë nr3, dhe aktualisht në polici ndodhen dhe 3 deputetët e LSI.

Detaje të reja priten të dalin nga ngjarja. 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011897087097168
array(1) { ["section"]=> string(111) "i-kerkojne-doreheqjen-ministres-se-rames-shoqerohen-ne-polici-3-studente-ne-komisariat-3-deputete-te-lsi-108875" }