Një 39-vjeçar që prej kohësh ishte duke kërcënuar një tregtar në Durrës është arrestuar nga efektivët e policisë. Ilirian Basholli do të akuzohet tashmë për shtrëngim dhe kanosje kundrejt tregtarit pasi I kërkonte atij 5 milionë lekë.
Tregtari e ka kallëzuar penalisht Bashollin, i cili ka rënë në prangat e policisë shumë shpejt.
Edhe më parë 39-vjeçari ka patur precendentë kur është dënuar për gjobvënie nga Gjykata e Krimeve të Rënda Tiranë