I kishin mbetur dhe pak kohë jetë, Edi Rama jep lajmin e shumëpritur për Elona Kuburjan: Po transportohet në një spital publik të Turqisë

Publikuar tek: aktualitet, më 13:14 21-08-2019 I kishin mbetur dhe pak kohë jetë, Edi Rama jep lajmin e shumëpritur për Elona Kuburjan: Po transportohet në një spital publik të Turqisë Pacientja Elona Kuburja

Pacientja Elona Kuburja po transportohet për t’u kuruar në njërin prej spitaleve publike të Turqisë. Lajmin e dha kryeministri i vendit Edi Rama nëpërmjet një njoftimi të fundit në ‘’Facebook’’.

15-vjeçarja u bë e njohur në publikun pas publikimit të lajmit se vuante nga një sëmundje e rrallë dhe se i kishin mbetur pak kohë jetë. Pas apelit nga media dhe njerëz të shumtë, ajo u transportuar para dy ditësh në një spital privat në Turqi, por nevojitet kurimi në një spital shtetëror për shkak të kostove të larta të trajtimit mjekësor. Në Turqi, shpenzimet e kurimit të pacientëve në spitalet publike mbulohen nga shtetit.

‘’Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë.

Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë.’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.028226137161255
array(1) { ["section"]=> string(142) "i-kishin-mbetur-dhe-pak-kohe-jete-edi-rama-jep-lajmin-e-shumepritur-per-elona-kuburjan-po-transportohet-ne-nje-spital-publik-te-turqise-175942" }