I kishin mbetur dhe pak kohë jetë, Edi Rama jep lajmin e shumëpritur për Elona Kuburjan: Po transportohet në një spital publik të Turqisë

Publikuar tek: aktualitet, më 14:14 21-08-2019 I kishin mbetur dhe pak kohë jetë, Edi Rama jep lajmin e shumëpritur për Elona Kuburjan: Po transportohet në një spital publik të Turqisë Pacientja Elona Kuburja

Pacientja Elona Kuburja po transportohet për t’u kuruar në njërin prej spitaleve publike të Turqisë. Lajmin e dha kryeministri i vendit Edi Rama nëpërmjet një njoftimi të fundit në ‘’Facebook’’.

15-vjeçarja u bë e njohur pas publikimit të lajmit se vuante nga një sëmundje e rrallë dhe se i kishin mbetur pak kohë jetë. Pas apelit nga media dhe njerëz të shumtë, ajo u transportuar para dy ditësh në një spital privat në Turqi, por nevojitet kurimi në një spital shtetëror për shkak të kostove të larta të papërballueshme të kurimit të saj. Në Turqi, shpenzimet e kurimit të pacientëve në spitalet publike mbulohen nga shteti.

‘’Kam një lajm të mirë për të gjithë miqtë e interesuar për Elonën, 15 vjeçaren e prekur nga një sëmundje shumë e rrallë dhe e rëndë.

Vogëlushja po transferohet në këto momente në një spital të specializuar publik në Stamboll, nën kujdesin maksimal të autoriteteve dhe të një skuadre mjekësh specialistë, të ngritur enkas për të.

Uroj megjithë zemër që Elona të kthehet shëndosh e mirë në Tiranë.’’

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017981052398682
array(1) { ["section"]=> string(142) "i-kishin-mbetur-dhe-pak-kohe-jete-edi-rama-jep-lajmin-e-shumepritur-per-elona-kuburjan-po-transportohet-ne-nje-spital-publik-te-turqise-175943" }