I kishin pezulluar lejen e drejtimit për një vit, i riu nga Tirana kapet me patentë të falsifikuar  

Publikuar tek: aktualitet, më 12:43 21-01-2019 I kishin pezulluar lejen e drejtimit për një vit, i riu nga Tirana kapet me patentë të falsifikuar   

Policia e Tiranës ka arrestuar një shtetas i cili qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar.

Pas një informacioni, adresuar Policisë së Shtetit në rrjetet sociale mbi një shtetas që drejtonte mjetin me një patentë të falsifikuar ( me foton e tij por me identitet tjetër), Policia Rrugore e kryeqytetit bëri ndalimin e shtetasit me iniciale A.S vjeç 29, i cili nga verifikimi rezultoi se dispononte një leje drejtimi të falsifikuar gjatë kohës që i ishte pezulluar leja e drejtimit për një periudhë 12 muaj, në korrik 2018, për shkak se nuk ishte bindur shenjës së ndalimit të patrullës së policisë rrugore 

Njoftimi i plotë:

Tiranë

Qarkullonte me leje drejtimi të falsifikuar, denoncohet nga qytetarët, përfundon në pranga.

Pas një informacioni, adresuar Policisë së Shtetit në rrjetet sociale mbi një shtetas që drejtonte mjetin me një patentë të falsifikuar ( me foton e tij por me identitet tjetër), Policia Rrugore e kryeqytetit bëri ndalimin e shtetasit me iniciale A.S vjeç 29, i cili nga verifikimi rezultoi se dispononte një leje drejtimi të falsifikuar me foton e tij dhe identitet tjetër.

Në këto kushte u bë arrestimi i tij në flagrancë për veprën penale të falsifikimit të dokumentave zyrtare si dhe masa administrative plotësuese e heqjes së lejes së drejtimit, për shtetasin me iniciale A.S, pasi nga verifikimi rezultoi se qarkullonte në mënyrë abuzive gjatë kohës që i ishte pezulluar leja e drejtimit për një periudhë 12 muaj, në korrik 2018, për shkak se nuk ishte bindur shenjës së ndalimit të patrullës së policisë rrugore dhe kishte konsumuar disa shkelje të tjera administrative.

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Berisha mbështet grevën e pedagogëve: Mbroni me çdo çmim autonominë e universiteteve
Zjarri 'përpin' katin e 3-të të një ndërtese, rrezikohen apartamentet e tjera »
Article Logic
Execution time: 0.013866186141968
array(1) { ["section"]=> string(104) "i-kishin-pezulluar-lejen-e-drejtimit-per-nje-vit-i-riu-nga-tirana-kapet-me-patente-te-falsifikuar-149669" }