Të kthyer tashmë në një rutinë këtë metodë kryeministri Rama ka përshëndetur të gjithë ndjekësit e tij në Facebook. Rama ka publikuar historinë e një emigranti të kthyer në Shqipëri, i cili ka gjetur punë te Zyrat e Punës.
Me këtë histori Rama jep shembull dhe uron ditë të mbarë.
“MIRËMËNGJES dhe me këtë shembull të një prej shumë shqiptarëve të rikthyer në atdhe nga emigracioni, që dallohen për gatishmërinë e veçantë për të punuar kudoqoftë, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan kryeministri.