I lidhën duart, këmbët, e përdhunuan dhe e hodhën në rezervuar Drita Saliajn, flet nëna e Luis Saliaj: Nëse ka bërë diçka djali im, të vuajë dënimin

Publikuar tek: aktualitet, më 11:13 14-01-2020 I lidhën duart, këmbët, e përdhunuan dhe e hodhën në rezervuar Drita Saliajn, flet nëna e Luis Saliaj: Nëse ka bërë diçka djali im, të vuajë dënimin

Flet Mimoza Saliaj, nëna e Luis Saliaj, njërit prej autorëve të vrasjes makabre të Drita Saliaj në fshatin Gjerbës në Mallakastër, ku dy 16-vjeçarë dhe një 26-vjeçar pasi i lidhën duart, këmbët dhe e përdhunuan, e kanë hedhur në rezervuar.

“Djali im nëse ka bërë diçka të vuajë dënimin. Ne nuk e besojme që Luisi mund ta kete përdhunuar se Drita e ka rritur djalin tim. Drita e ka rritur. E ka larë. I ka dhënë bukë”,  ka thënë nëna e 16 vjeçarit Luis Saliaj, i cili është dhe nipi i burrit të viktimës.

Tre të dyshuarit janë 26-vjeçari Ervis Zotaj, 16 vjeçari Luis Saliaj dhe 16 vjeçari Sini Shehaj. Pasi janë arrestuar ata kanë dhënë deklarime kontradiktore. Zotaj i ka mohuar të gjitha akuzat duke pretenduar në alibinë e tij se gjatë krimit të rëndë ndodhej te motra e tij, shumë larg vendit të ngjarjes.

Ai pranon se i njeh dy 16-vjeçarët por thotë se nuk është takuar me ta në muajin janar. Por dëshmia më e rëndë e zbardhur nga dosja hetimore është ajo e Sini Shehajt, i cili thotë se shkak i konfliktit që çoi në vrasje ishte mosmarrëveshja për blerjen e hashashit.

Ai ka rrëfyer se 50-vjeçares i kanë kërkuar t’i blejnë hashash me 50 euro, por e ndjera ka dashur t’ua shesë me 200 euro. I akuzuari pretendon se kur ka shkuar në banesë ka gjetur 26-vjeçarin Zotaj duke kryer marrëdhënie me dhunë me 50-vjeçaren.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.06400990486145
array(1) { ["section"]=> string(150) "i-lidhen-duart-kembet-e-perdhunuan-dhe-e-hodhen-ne-rezervuar-drita-saliajn-flet-nena-e-luis-saliaj-nese-ka-bere-dicka-djali-im-te-vuaje-denimin-192010" }