I lidhur me pranga me dorën e policit që e shoqëron, Kostandin Xhuvani me masa të forta sigurie në varrimin e të atit (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 21:22 20-08-2019 I lidhur me pranga me dorën e policit që e shoqëron, Kostandin Xhuvani me masa të forta sigurie në varrimin e të atit (FOTO) Kostandin Xhuvani i shoqeruar me masa te forta sigurie ne varrimin e te atit, regjisorit Gjergj Xhuvani

Drejtoria e Burgjeve aprovoi sot kërkesën e Kostandin Xhuvanit për të marrë pjesë në varrimin e të atit, regjisorit të njohur Gjergj Xhuvani që u nda nga jeta pak ditë më parë.

Në fotot e shpërndara nga varrimi i regjisorit Xhuvani, shihen masat e forta të sigurisë të marra nga policia për Kostandin Xhuvanin, ‘i liruar’ nga burgu vetëm për të përcjellë të atin në banesën e fundit.

Kostandin Xhuvani qëndron i lidhur me pranga në njërën dorë, me policin civil që e shoqëron, ndërsa në krahun tjetër si dhe pas tij qëndrojnë efektivët e tjerë, të cilët nuk janë larguar për asnjë moment nga ai.

Konstandin Xhuvani u dënua me 35 burg në vitin 2015-të për vrasjen e katërfishtë që kreu në Tiranë në nëntor të 2014-ës, në një lokal nate te ‘Rruga e Elbasanit’ ndërsa i është mohuar dhe e drejta e lirisë me kusht.

d90eb808-030c-4fb9-8a56-ea7c9febd94d.jpgdd505fab-7559-4969-853e-15c6b22d76b5.jpgScreenshot_1-37.jpgd7374b5d-a4b7-4b7e-9a7e-e33b1d2373ca.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024641036987305
array(1) { ["section"]=> string(128) "i-lidhur-me-pranga-me-doren-e-policit-qe-e-shoqeron-kostandin-xhuvani-me-masa-te-forta-sigurie-ne-varrimin-e-te-atit-foto-175893" }