I lindur për për momente të tilla, Jurgen KLOPP ngre në qiell “heronjtë” e tij: Nuk e di si ia dolën, SHAQIRI dhe Origi…

Publikuar tek: sport, më 07:15 08-05-2019 I lindur për për momente të tilla, Jurgen KLOPP ngre në qiell “heronjtë” e tij: Nuk e di si ia dolën, SHAQIRI dhe Origi…

Trajneri i Liverpoolit Jurgen Klopp nuk do ta harrojë kurrë triumfin e sotëm 4-0 ndaj Barcelonës në “Anfield Road”. Pas përmbysjes historike ndaj katalanasve, gjermani vlerësoi maksimalisht ekipin e tij.

“E gjithë ndeshja ishte e jashtëzakonshme. Ne luajtëm ndaj ekipit më të mirë të botës. Të fitosh është e vështirë, por të fitosh pa pësuar gol, nuk e di si lojtarët ia dolën. E pashë James Milnerin që po qantë në fushë. Kjo gjë do të thotë shumë për ne. Është periudha më e bukur të futbollit. Të krijosh një atmosferë kaq të jashtëzakonshme nuk madhështore. Meritat u takojnë lojtarëve.

Ndërthurja e potencialit me zemrën e fortë është një përzierje që nuk e kisha parë kurrë më parë. Duhet të keni besim te vetja. Divock Origi dhe Xherdan Shaqiri nuk kanë luajtur shumë këtë sezon. Të bësh perfomanca të tilla është shumë e rëndësishme. Kjo tregon se çdo gjë është e mundur në futboll. Është kaq e bukur.

Duhet të tregoheshim seriozë. Duhet të jesh i paparashikueshëm në momente të tilla. Pashë topin që shkoi në rrjetë, jo kush e goditi topin nga këndi dhe Ben Woodburn tha: ‘Çfarë ndodhi?”, përfundoi Klopp.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022461891174316
array(1) { ["section"]=> string(121) "i-lindur-per-per-momente-te-tilla-jurgen-klopp-ngre-ne-qiell-heronjte-e-tij-nuk-e-di-si-ia-dolen-shaqiri-dhe-origi-163389" }