'I liroi' karrigen, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës reagon pas vdekjes së Memollës: Njeriu nuk mund të ketë një koleg më të mirë se ai

Publikuar tek: aktualitet, më 20:15 22-02-2020 'I liroi' karrigen, ish-kryebashkiaku i Rrogozhinës reagon pas vdekjes së Memollës: Njeriu nuk mund të ketë një koleg më të mirë se ai Haxhi Memolla - Beqir Nuredini

Pas vdekjes së kryebashkiakut të Rrogozhinës, reagimet kanë qenë të shumta nga kolegët e tij, nga të afërt apo persona që e njihnin 52-vjeçarin.

Listës së personave që kanë shkruajtur disa fjalë prekëse pas ndarjes nga jeta të Memollës, i është shtuar edhe paraardhësi i tij në Bashkinë e Rrogozhinës, Beqir Nuredini.

Përmes një postimi në 'Facebook', ai shkruan se kjo ishte një ikje e parakohshme, dhe se njeriu nuk mund të ketë një koleg e partner më të mirë se Memolla, duke lënë të kuptohet se ata kanë punuar bashkë.

Statusi i Beqir Nuredinit

Mesova me keqardhje te thelle ndarjen nga jeta te mikut tim, dhe te mbare rrogozhinasve, Haxhi Memolla. Nje ikje kaq e parakoheshme, cka e ben lajmin edhe me dramatik per kedo qe e njihte dhe sidomos per familjen e tij.

Me Haxhiun pata nderin te punoj 4 vite ne Bashki, dhe njeriu nuk mund te kete nje koleg dhe partner me te mire se ai. Une e di qe ai kishte shume projekte dhe ide per qytetin dhe do bente maksimumin per ti cuar ato para. Punetor, dhe i sjellshem, me integritet dhe i gjindshem.

Do na mungosh Haxhi, te qofte i lehte dheu dhe u prehsh ne paqe.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0083088874816895
array(1) { ["section"]=> string(137) "i-liroi-karrigen-ish-kryebashkiaku-i-rrogozhines-reagon-pas-vdekjes-se-memolles-njeriu-nuk-mund-te-kete-nje-koleg-me-te-mire-se-ai-196115" }