“I love Tropoja”, Edi Rama në rolin e dajës së Ermal Mamaqit: Nuk ka bir kur*e të më martojë nipin (DETAJE NGA SKENARI)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 12:12 28-09-2019 “I love Tropoja”, Edi Rama në rolin e dajës së Ermal Mamaqit: Nuk ka bir kur*e të më martojë nipin (DETAJE NGA SKENARI)

U mbajt thuajse sekret prania e Edi Ramës në filmin e ri me regjizor Ermal Mamaqin “I love Tropoja”, si personazh i këtij realizimi. E sikurse dihet tashmë, pas pikturës, muzikës, politikën, Rama po provon edhe aktrimin.

Por edhe subjekti i filmit po mbahet sekret, derisa të dalë, raporton newsbomb.al. Megjithatë mesohet se Edi Rama, me flokët e gjata, është një “personazh i fortë”, nga ata që nuk e zbatojnë ligjin. Në film, do të luajë rolin e dajës së personazhit të Ermal Mamaqit, një djalë i urtë, por që merret peng për ta martuar me zor.

Prindërit e Ermal Mamaqit, ku rolin e të atit e luan aktori Bujar Asqeriu, janë nga Tirana, tipa civilë, madje nëpër ambientet e shtëpisë rrinë veshur lirshëm, vec me të brendshme (dhe jo më kot është evidentuar ky detaj). Ata i kërkojnë ndihmë dajës, që është Edi Rama, për të liruar nga pengmarrja djalin e tyre të cilin po e martojnë me zor.

Atëherë Rama niset drejt vendit ku mbahet dasma. Shqyen derën duke i rënë me shqelm dhe këtu, sipas aktorëve, ai thotë: Nuk ka bir k*rve të më martojë nipin me zor.

Mes humorit, të qeshurave, dhe shumë batutave, filmi pritet të ketë sukses edhe për kastën e gjerë të aktorëve të përfshirë në të, raporton newsbomb.al.

1567685561_auto2ce42c99875a473c951879a0b2161eca1567679149770x433.jpg

5d70fabb7b9daauto_Untitled-31567680408.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.061098098754883
array(1) { ["section"]=> string(120) "i-love-tropoja-edi-rama-ne-rolin-e-dajes-se-ermal-mamaqit-nuk-ka-bir-kur-e-te-me-martoje-nipin-detaje-nga-skenari-180077" }