I luten të mos përkrahë tabloidët racistë, Lego i dëgjon dhe heq reklamat nga Daily Mail

Publikuar tek: bota, më 22:43 13-11-2016 I luten të mos përkrahë tabloidët racistë, Lego i dëgjon dhe heq reklamat nga Daily Mail Fëmijët luajnë me një statujë të Lego

(Reuters/Marco de Swart)

Mijëra njerëz në mbarë botën i kanë kërkuar kompanisë së famshme të prodhimit të lodrave për fëmijë, Lego, të mos mbështesë tabloidët intolerant, racist dhe ksenofobë, e duket se Lego i ka dëgjuar.

Vetmë pak ditë pas përfundimit të fushatës “Ndal financimit të urrejtjes”, kompania daneze ka hequr reklamat e saj nga tabloidi britanik Daily Mail.

Mijëra lexues në mbarë botën janë ankuar për titujt ksenofob dhe racist në tabloidin Daily Mail, që në shumë raste ka sulmuar edhe shqiptarët. Daily Mail përdori kamera për herë të parë në historinë e saj, qëllimisht për të ardhur në Shqipëri, ku filmoi disa pamje të shkurtra nga varfëria ekstreme e komunitetit egjiptian në Tiranë, të cilat më pas i përdori në artikullin e saj për përkrahjen e “Brexit” duke e paraqitur Shqipërinë si vend ekstremisht të varfër, kriminelësh e të prapambetur, raporton newsbomb.al.

Gjiganti danez i lodrave për fëmijë iu përgjigj pozitivisht kërkesës së fansave duke vendosur të mos përkrahë më tabloidin që sipas ankesave përhap negativitet, dhe ndërpreu  të gjitha kontratat me ta. /Newsbomb.al

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030128002166748
array(1) { ["section"]=> string(93) "i-luten-te-mos-perkrahe-tabloidet-raciste-lego-i-degjon-dhe-heq-reklamat-nga-daily-mail-59420" }