‘I madh je i madh’, ja si i përgjigjet Rama qytetarit që e simpatizon (VIDEO)

Publikuar tek: fcb-bomb, më 18:39 29-10-2020 ‘I madh je i madh’, ja si i përgjigjet Rama qytetarit që e simpatizon (VIDEO) Rama në Durrës

Kryeministri Edi Rama ka vizituar sot Durrësin i shoqëruar nga ministri për Rindërtimin Arben Ahmetaj dhe të tjerë, ku vijon puna për riparimin e mjediseve të përbashkëta e të muraturave të pallateve, me nivel dëmi DS1, DS2, DS3.

Gjatë këqyrjes së punimeve nga afër, një qytetar i është drejtuar Ramës me fjalët: I madh je i madh!

“1 metër e 98 centimetra jam, kaq i madh jam”, i është përgjigjur kryeministri.

“I madh je”, e ka thënë për së treti qytetari.

Në publikimin e tij në facebook, Rama thotë se për rikonstruksionin e apartamenteve banorët kanë përfituar drejtpërsëdrejti grantet, qeveria po mundëson rikonstruksionin e ambienteve të përbashkëta të pallateve.

Në Durrës, janë 458 pallate me shkallë dëmtimi DS1 - DS3, “ku brenda 80 ditësh do të realizohen 7 nga 9 lote të projektit”, thotë Rama.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « “Im shoq më përmbush në pikëpamje të tjera”, Spiropali zbulon edhe dhuratën që i bëri Rama për ditëlindje: Shpresoj të jetë e mirë s’e kam provuar…
»
Article Logic
Execution time: 0.011174201965332
array(1) { ["section"]=> string(79) "i-madh-je-i-madh-ja-si-i-pergjgjiet-rama-qytetarit-qe-e-simpatizon-video-225692" }