I mbani mend fletët e votimit në zgjedhjet e mëparshme? Ja si do duken ato në 18 qershor...

Publikuar tek: aktualitet, më 16:11 07-05-2017 I mbani mend fletët e votimit në zgjedhjet e mëparshme? Ja si do duken ato në 18 qershor...

Fletët e votimit në zgjedhjet shqiptare kanë pasur një karakteristike dalluese, madhësinë e tyre e cila shkonte në disa dhjetra centimetra. Por në këto zgjedhje të 18 qershorit 2017-të, duket se kjo histori do të ndryshojë. Sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, i cili ka mbyllur sot procedurën e pranimit të listave të kandidatëve për partitë politike, vetëm 15 parti do të marrin pjesë në zgjedhje.

 

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, do të mblidhet ditën e hënë në orën 11:00 “për miratimin e përmbajtjes së fletës e votimit për 18 qershor.

Miratimi i përmbajtjes së  fletës së votimit vjen pas tkurrjes së saj për shkak të mosregjistrimit të partive opozitare në KQZ. Ndonëse në kohën kur u miratuan specifikat e fletës së votimit, u parashikua që në listë të parashikoheshin 66 parti, tashmë kjo gjë është e panevojshme, pasi në të do të renditen vetëm 15 parti. Kjo bënë që fleta e votumit në këto zgjedhje të duket shumë herë më ndryshe nga zgjedhjet e kaluara.

Ndërkohë sa i përket renditjes së subjekteve zgjedhore në fletën e Votimit, do të jenë shorti ai që do të përcaktojnë renditjen e këtyre forcave politike në fletën e votimit, të cilën do të kenë në duar votuesit shqiptarë më 18 qershor.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit në Shqipëri: Më mirë qëndroni në shtëpi sot dhe nesër
Aksident tragjik në unazën e Durrësit, disa të plagosur rëndë »
Article Logic
Execution time: 0.010326862335205
array(1) { ["section"]=> string(93) "i-mbani-mend-fletet-e-votimit-ne-zgjedhjet-e-meparshme-ja-si-do-duken-ato-ne-18-qershor-77808" }