Iu mbaroi alkooli dhe e zëvendësuan me dezinfektantë duarsh, vdesin 7 persona në Rusi, dy të tjerë përfundojnë në koma

Publikuar tek: bota, më 21:20 21-11-2020 Iu mbaroi alkooli dhe e zëvendësuan me dezinfektantë duarsh, vdesin 7 persona në Rusi, dy të tjerë përfundojnë në koma

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tomtor në lindje në Rusisë, ku 9 persona vendosën të zëvendësonin alkoolin me dezifektant duarsh dhe pasojat ishin fatale për ta.

Sipas mediave lokale, personat kishin qenë të pranishëm në një festë kur vendosën të pinin dezifektantin. Tre viktimat e para ishin një grua 41-vjeçare dhe dy burra 27 dhe 59 vjeç.

126259554_440628843597980_2466157666652525708_n.jpg

Në momentin që tre të parët humbën jetën personat e tjerë u dërguan me urgjencë në spital, por nuk mundën t'i mbijetonin helmimit. Ndërsa dy të fundit janë në koma dhe ndodhen në gjendje kritike për jetën.

Autoritetet shëndetësore tregojnë se shishja e dezifektanit kishte një përbërje prej 69% metanol e cila është vdekjeprurëse nëse konsumohet në sasi të mëdha.

126506976_196393078690954_6788779679388684529_n.png

Ata i kanë bërë thirrje njerëzve që mos t'a konsumojnë dezifektantin pasi një rast i tillë ku humbën jetën 3 persona ndodhi edhe në Qershor në New Mexico.

Policia lokale ka nisur një investigim për të hetuar dhe zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Rritja e rasteve me COVID, Kalifornia vendos SHTETRRETHIMIN
Serbët ‘harrojnë’ koronavirusin, pa maska dhe distancë fizike mbajnë radhë për të puthur në arkivol Patriarkun që vdiq nga Covid (VIDEO) »
Article Logic
Execution time: 0.01115608215332
array(1) { ["section"]=> string(121) "i-mbaroi-alkooli-dhe-e-zevendesuan-me-dezifektante-duarsh-vdesin-7-persona-ne-rusi-dy-te-tjere-perfundojne-ne-koma-228643" }