I mbijetoi dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi rrëfehet sot në Senatin italian

Publikuar tek: rajon, më 08:24 26-06-2019 I mbijetoi dhunës seksuale në Kosovë, Vasfije Krasniqi rrëfehet sot në Senatin italian

Aktivistja dhe e mbijetuara e dhunës seksuale në luftën e Kosovës, Vasfije Krasniqi-Goodman, me inicimin e Ambasadores së Kosovës në Romë, Alma Lama, do të dëshmojë para Kongresit dhe Senatit italian për Dhunimet që kanë ndodhur gjatë luftës.

Vasfije Krasniqi- Goodman do të pritet sot  nga përfaqësues të Senatit dhe Kongresit të Italisë, ku do të dëshmojë para dy komisioneve për dhunimet që kanë ndodhur në luftën e fundit në Kosovë.

Mësohet se në dëshminë e saj para këtyre komisioneve, nesër do të janë prezent edhe ish Presidentja Atifete Jahjaga dhe dy deputete të Kuvendit të Kosovës.

Vasfije Goodman nuk përfaqëson vetëm 20 mijë viktimat e dhunës seksuale në Kosovë, por me kurajon e saj, po ndihmon në kauzën ndërkombëtare për të ndaluar përdorimin e dhunës seksuale si mjet lufte.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030231952667236
array(1) { ["section"]=> string(92) "i-mbijetoi-dhunes-seksuale-ne-kosove-vasfije-krasniqi-rrefehet-sot-ne-senatin-italian-169781" }