I mbijetoi tragjedisë në Tiranë, punëtori i lënduar rrëfen tmerrin: Më mbajti bluza…

Publikuar tek: aktualitet, më 16:24 17-08-2019 I mbijetoi tragjedisë në Tiranë, punëtori i lënduar rrëfen tmerrin: Më mbajti bluza… Nga vendi i ngjarjes ku u shemb skela në Tiranë

Njëri prej të mbijetuarëve të tragjedisë së djeshme në Tiranë, punëtori Genti Bardhi u rrëfyeu tmerrin e përjetuar pas shembjes së skelës të pallatit në rrugën ‘’Faik Konica’’.

Për ‘’ABC News’’, ai tregoi se ndodhej në katin e katërt të skelës në momentin që ndodhi aksidenti. Bardhi shtoi se bluza e tij e ka mbajtur të varur për disa minuta derisa ra në tokë. Dy punëtorët e tjerë që mbijetuan, Euglidios Lika dhe Altin Marku u hodhën nga skela.

Përsa i përket viktimave Ergys Brahimaj dhe Orjan Kodra, i mbijetuari Genti Bardhi pranoi se e mori vesh lajmin e vdekjes së tyre në Spitalin e Traumës, ku ishte shtruar.

5 punëtorët punonin për kompaninë ‘’Xhimi’’. Një ditë pas ngjarjes, Policia e Shtetit arrestioi përgjegjësit teknik të punimeve XH.T., 41-vjeç dhe I.B. 44-vjeç.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.02662992477417
array(1) { ["section"]=> string(88) "i-mbijetoi-tragjedise-ne-tirane-punetori-i-lenduar-rrefen-tmerrin-me-mbajti-bluza-175611" }