I mbijetuari i kampit të Tepelenës rrëfen detajet tronditëse: Si vdiqën 30 fëmijë brenda 24 orëve

Publikuar tek: barometri, më 07:35 11-04-2018 I mbijetuari i kampit të Tepelenës rrëfen detajet tronditëse: Si vdiqën 30 fëmijë brenda 24 orëve

Simon Miraka, i mbijetuar i Kampit të Tepelenës i ftuar në ‘Studio e Hapur’ ka rrëfyer ditët e tmerrit që ka kaluar në ato ambjente.

Miraka ka treguar se brenda 24 orësh në kamp kanë ndërruar jetë rreth 30 fëmijë për shkak të mungesës së ushqimeve dhe higjenës.

“Kam shku 2 javësh. Jemi internu në 1945. Fillimishit jemi sistemu në kalanë e Beratit. Në 1949 na hoqën nga Berati dhe na sistemuan në ‘Toran’, na vendosën në stane bagëtish. Brenda 24 orëve kanë vdekur 30 fëmijë nga mungesa e ushqimit dhe mungesa e higjenës. Kjo situatë alarmoi ministrinë e Brendshme, dhe atëherë na hoqën nga kampi Toranit dhe na vendosën në kampin e Tepelenës. Në kampin e Tepelenës kam ndenjur nga mosha 4 vjeçare deri në moshën 8-vjeçare. Fëmija i regjistron ngjarjet dhe i mban mend të gjitha. Fëmijët janë engjuj dhe këta engjuj ishin të rrethuar me tela. E dhimbshme ishte për nanat të rritnin fëmijët mes telave. Kampi Tepelenës ishte i përbërë nga pleq, plaka, fëmijë”, ka thënë Miraka duke u rikthyer pas në të shkuarën e errët.

Çështja e Kampit të Tepelenës u rikthye në vëmendjen e publikut, pas deklaratës së historianit Pëllumb Xhufi, i cili tha se kushtet nuk ishin dhe aq të këqia gjatë një debati politik. Kjo deklaratë zgjoi shumë reagime nga figura të ndryshme televizive dhe jo vetëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.16451406478882
array(1) { ["section"]=> string(103) "i-mbijetuari-i-kampit-te-tepelenes-rrefen-detajet-tronditese-si-vdiqen-30-femije-brenda-24-oreve-116442" }