I mori 10 mijë euro për licensën e mësueses dhe për të drejtën e studimi të të birit, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër

Publikuar tek: aktualitet, më 10:55 08-05-2019 I mori 10 mijë euro për licensën e mësueses dhe për të drejtën e studimi të të birit, arrestohet 49-vjeçari në Shkodër Foto ilustruese

Policia e Shkodrës ka arrestuar një person dhe ka procdeuar dy të tjerë në përfundim të operacionit 'Premtimi'.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik - Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Shkodër, në kuadër të operacionit të koduar "Premtimi", bënë kapjen dhe arrestimin e shtetasit:

- B.A. 49 vjeç, banues në Librazhd, për veprat penale “Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe ”Mashtrimi”, i dënuar dhe më parë për të njëjtat vepra penale.

Ky shtetas, në muajin Janar 2018, dyshohet se i ka marrë nëpërmjet mashtrimit shtetases B.P., shumën prej 6000 euro për të marrë provimin e Licensës së mësuesisë, si dhe shumën 4000 euro për të marrë një të drejtë studimi jashtë shtetit për djalin e saj. Si edhe ka ushtruar ndikim të paligjshëm tek shtetasi E.S., punonjës në fushën e arsimit.

Gjithashtu, u proçeduan në gjendje të lirë shtetasit:

- B.P. për veprën penale " Korrupsion aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike"

- E.S. për veprën penale "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike"

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër për veprime të mëtejshme.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.024995088577271
array(1) { ["section"]=> string(124) "i-mori-10-mije-euro-per-licensen-e-mesueses-dhe-per-te-drejten-e-studimi-te-te-birit-arrestohet-49-vjecari-ne-shkoder-163421" }