I mori 50 euro shtetasit kosovar, arrestohet polici rrugor në Lezhë

Publikuar tek: aktualitet, më 18:54 15-04-2015 I mori 50 euro shtetasit kosovar, arrestohet polici rrugor në Lezhë Foto ilustruese

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, ka arrestuar në flagrancë në orët e pasdites së sotme, një punonjës të Policisë së Qarkullimit Rrugor në qytetin e Lezhës, Ylli Ulaj, i cili akuzohet për veprën penale të "Korrupsionit pasiv të punonjësve që ushtrojnë funksione publike".

Arrestimi i Ulajt është kryer pasi sot rreth orës 11.30 duke qenë me shërbim në autostradën Milot – Lezhë, dyshohet se i ka marrë 50 euro në formë rryshfeti një shtetasi nga Kosova, me iniciale S.D.

Sipas policisë, shtetasi kosovar po udhëtonte me automjetin e tij kur u ndalua për tejkalim të normave të shpejtësisë dhe ndonëse drejtuesi i mjetit ka kundërshtuar faktin se ishte në shkelje të rregullave të qarkullimit, ka paguar sasinë e lekëve të kërkuar nga efektivi i Qarkullimit, Ylli Ulaj.

Punonjësi i policisë ka marrë 50 eurot dhe nuk ka proceduar administrativisht shtetasin kosovar, për shkeljen e konstatuar. Shtetasi S.D. ka bërë më pas denoncim në numrin falas 0800 90 90 të Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat, në Ministrinë e Punëve të Brendshme.

“Menjëherë nisën hetimet dhe u arrestua në flagrancë punonjësi i policisë Inspektor Ylli Ulaj, dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 50 eurot e dhëna nga shtetasi kosovar. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Shkallës së Parë të Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprën penale të ‘Korrupsionit pasiv të punonjësve që ushtrojnë funksione publike’, neni 259 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Veliaj-Granoff marrëveshje për kursin e biznesit në arsimin profesional, garanton punësim
BE financon me 12 milionë euro zhvillimin social-ekonomik në Shqipëri dhe Maqedoni »
Article Logic
Execution time: 0.01147198677063
array(1) { ["section"]=> string(71) "i-mori-50-euro-shtetasit-kosovar-arrestohet-polici-rrugor-ne-lezhe-8829" }