I mori jetën George Floyd-it pasi i vuri gjurin në fyt, arrestohet ish-oficeri Derek Chauvin

Publikuar tek: bota, më 20:06 29-05-2020 I mori jetën George Floyd-it pasi i vuri gjurin në fyt, arrestohet ish-oficeri Derek Chauvin

Polici i shkarkuar nga detyra në policinë e Minneapolis, Derek Chauvin, është arrestuar katër ditë pas ngjarjes fatale ku George Floyd u arrestua dhe u dhunua deri në vdekje. Kjo gjë ngjalli protesta, trazira dhe zemërime nëpër qytet dhe gjithë vendin.

Të Premten, John Harrington, komisioneri i Departamentit të Sigurisë Publike në Minesota, njoftoi se Chauvin ishte marrë në paraburgim nga Byroja në Minesota. Ai kishte qenë me policinë e Minneapolis për 19 vjet.

Nuk është ende e qartë se cilat janë akuzat e arrestimit të Chauvin, dhe ato me të cilat do përballet. Përgjigjet kanë të ngjarë të jepen nga Prokurori i Qarkut Hennepin, Mike Freeman, pasi ai ka planifikuar një konferencë për shtyp sot pasdreke me orën lokale në Amerikë.

Policia fillimisht tha se Floyd po i rezistonte arrestimit dhe më pas pësoi një incident shëndetësor. Sidoqoftë, video e marrë nga CBS News tregon se Floyd bashkëpunon me oficerët, të paktën në momentet fillestare të përballjes mes tyre.

Një video e një kalimtari tregoi Floydin duke iu lutur policit që ta linte se ai nuk mund të merrte frymë, pasi oficeri kishte vendosur gjurin në qafën e tij për disa minuta pasi Floyd ndaloi së lëvizuri dhe u bë i pandërgjegjshëm.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098550319671631
array(1) { ["section"]=> string(98) "i-mori-jeten-george-floyd-it-pasi-i-vuri-gjurin-ne-fyt-arrestohet-ish-oficeri-derek-chauvin-208332" }