Një i moshuari nga Vlora është arrestuar nga policia në kryeqytet.
Ai ka rënë në pranga të policisë pasi është akuzuar për vjedhje. Policia bën me dije se i moshuari Lilo Skëndi, rezulton të jetë dënuar edhe më parë. Ai i ka vjedhur telefonin shtetasit me inicialet A.Z në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, në Tiranë.
“Më datë 20.02.2017, u arrestua shtetasi Lilo Skëndi, 71 vjeç, banues në Vlorë, i dënuar më parë, në rrugën “Haxhi Hysen Dalliu”, ka vjedhur telefonin e markës “Vodafone”, shtetasit A. Z. Parashikuar nga Neni 134 i Kodit Penal”, thuhet në njoftimin e policisë.