I mungoi skenës së "Kënga Magjike", por e befasuan pasi solli në jetë fëmijën. Aurela Gaçe u drejtohet të gjithëve

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 12:25 10-12-2016

Ditën që solli në jetë engjëllin e saj Abigail Isabelle Gjonaj, Aurela duhej të ishte në skenën e “Kënga Magjike” duke performuar si fituese e një viti më parë.

Meqë këngëtarja nuk mundi dot të ishte e pranishme, princeshë Elia dhe Ardit Gjebrea kanë kënduar për të këngën “Akoma Jo” duke i përcjellë dhe urimet më të përzemërta. Aurela i ka falenderuar miqtë e saj, por e ka nisur fjalën me një lutje të çmuar për të gjithë ato çifte që presin të bekohen me një fëmijë.

 Nga t'ja nis me pare? Dua ta nis diten me nje lutje  per gjithe ato çifte që presin te bekohen me nje femije. Lutem lutem me shpirt. ..

Ate dite isha shume e lodhur, por di qe ndjeva nje emocion kaq te bukur kur pashe kete urim nga skena , kaq njerezor ky moment 
Nuk ndodh perdite qe te hap nje Festival , te me duhet te jem ne skene e ne te njejten kohe te sjell ne jete nje jete. E per Abigail do te jete nje kujtim kaq i bukur. Faleminderit Elia & @arditgjebrea per kete dhurate kaq te ndjere
Dua t'ju falenderoj te gjitheve ju për një lumë urimesh , jam mahnitur nga gjithe dashuria juaj. Megjithese ne rrjetet sociale ne nuk njihemi personalisht, ju perseri me keni falur nga koha juaj me gjithe keto urime kaq dashamirese.. 
Dua shume t'ju uroj me shpirt te keni bekime e shume shume dashuri ne familjet tuaja. Nese edhe ju keni pasur lindje femijesh keto dite , dua t'ju uroj qe te rriten prane prinderve 
???.
Faleminderit miqte e mij e familjare. Telefoni u ndez flake nga mesazhet e bukura 
?. Kjo dashuri per mua vlen me shume se cdo dhurate”,-shkruan Aurela duke i falenderuar të gjithë.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.12881994247437
array(1) { ["section"]=> string(116) "i-mungoi-skenes-se-kenga-magjike-por-e-befasuan-pasi-solli-ne-jete-femijen-aurela-gace-u-drejtohet-te-gjitheve-62215" }