I ndalohet dalja jashtë vendit kreut të Bashkisë, shpërthen gazetari: Po asgjesohen kundërshtarët

Publikuar tek: politike, më 17:49 20-02-2018 I ndalohet dalja jashtë vendit kreut të Bashkisë, shpërthen gazetari: Po asgjesohen kundërshtarët

Është marrë masa e sigurisë në lidhje me zyrtarët dhe ish-zyrtarët e Hipotekës së Rrogozhinës të përfshirë në abuzime me tokat në bregdet, ku kreut të Bashkisë së Rrogozhinës iu ndalua dalja nga vendi. 

Kjo masë e marrë nga Prokuroria ka shkaktuar revoltimin e gazetarit të njohur Erl Murati, i cili e cilëson si një veprim për të asgjesuar kundërshatrët e pushtetit.

Gazetari në reagimin e tij, shkruan se ky veprim antikushtetues po përdoret politikisht për të goditur jo pushtetin, por opozitën.

“Çfarë ka zbuluar “drejtësia e re”, që populli demokrat, çam dhe LSI-ist është i korruptuar, ndërsa populli socialist është i ndershëm? Më e keqe se një drejtësi që nuk vepron, është një drejtësi që vepron për të burgosur apo thjesht kërcënuar kundërshtarët e pushtetit”.- shkruan Murati.

Reagimi i plotë:

Sot, prokuroria ka arrestuar dhe i ka bllokuar pasaportën, kreut të bashkisë, Rrogozhinë, përfaqësues i PDIU-së. Përtej faktit, ka një koinçidencë: Të gjithë viktimat e “drejtësisë së re” janë ose ish-zyrtarë të PD, ose të LSI, ose të PDIU e kështu me rradhë.

Po mirë, partia kryesore qeverisëse a ka ndonjë përgjegjësi për korrupsionin në vend?

Çfarë ka zbuluar “drejtësia e re”, që populli demokrat, çam dhe LSI-ist është i korruptuar, ndërsa populli socialist është i ndershëm? Më e keqe se një drejtësi që nuk vepron, është një drejtësi që vepron për të burgosur apo thjesht kërcënuar kundërshtarët e pushtetit.

 Më i keq se një organ hetimi që premton çdo shtator, është një organ hetimi që si prokuroria e qëmotit dhe Qoftëlargut, përdoret për luftë dhe asgjësim të kundërshtarit të pushtetit.

Unë nuk e di për çfarë janë përgjegjës zyrtarët e arrestuar deri tani, por di që ata nuk janë përgjegjës për: 1. kanabizimin e frikshëm të vendit, 2. mungesën e ilaçeve për të sëmurët nëpër spitale, 3. emërimin e kryebashkiakëve të dënuar për përdhunim në grup, 4. lejet e paligjshme të ndërtimit në qytetin e Vlorës, 5. lidhjen e zyrtarëve lokalë me bandat kriminale në Elbasan, etj.

Numrat rendorë të kësaj liste mund të kapin 3 shifrat.

 Thjesht, ajo që pritej ndodhi. Prokurorja e Përgjithshme e zgjedhur në mënyrë antikushtetuese po përdoret politikisht për të goditur jo pushtetin, por opozitën. Para se të zgjidhej zonja Marku thashë diku se kryeprokurorin nuk duhet ta zgjedhë qeveria, sepse kryeprokurori duhet të hetojë pikërisht ekzekutivin, pra pushtetin.

 “Kë do të hetojë një prokuror i emëruar nga qeveria, korrupsionin e kujt do të dënojë, të “Librës” së Blushit apo “Zgjidhjes” së Kokëdhimës”, pyeta me shaka në dhjetor. Në shkurt, kjo nuk tingëllon më një shaka.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093450546264648
array(1) { ["section"]=> string(102) "i-ndalohet-dalja-jashte-vendit-kreut-te-bashkise-shperthen-gazetari-po-asgjesohen-kundershtaret-110891" }