I ndaluan për xhamin e thyer, ja çfarë iu gjejnë në makinë

Publikuar tek: bota, më 18:31 21-06-2016 I ndaluan për xhamin e thyer, ja çfarë iu gjejnë në makinë

Policia në Nju Jork ka arrestuar tre persona me dyshimin se mund të kryenin sulme me armë.

Tre personat, dy meshkuj te të 50-at dhe një femër rreth 20 vjeçe që mund të jetë nga Pennsylvania u arrestuan në tunelin “Holland”, pasi u ndaluan fillimisht se po qarkullonin me xhamin e parë të makinës të thyer.

Por pas një kontrolli efektivët e policisë u shokuan kur gjetën një arsenal të madh armësh, të gjitha të mbushura dhe gati për qitje. Bashkë me armët u gjetën edhe municione të shumta e antiplumba.

Sipas raportimeve të para bëhet fjalë për tre persona që janë adhurues të armëve dhe nuk kishin qëllim për sulme.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0345458984375
array(1) { ["section"]=> string(63) "i-ndaluan-per-xhamin-e-thyer-ja-cfare-iu-gjejne-ne-makine-44191" }