I ngordhi macja, mërzitet edhe fqinja e i çon një letër ngushëllimi (Foto)

Publikuar tek: bota, më 18:00 09-05-2017 I ngordhi macja, mërzitet edhe fqinja e i çon një letër ngushëllimi (Foto)

Një student që mbante dy mace në shtëpinë e tij, para disa ditësh mori lajmin e hidhur se njëra prej maceve kishte ngordhur pasi u përplas nga një makinë.

I hidhëruar për humbjen e kafshës shtëpiake, ai u habit tej mase kur dy javë pas ngjarjes mori një letër nga fqinja, e cila gjithashtu ishte miqësuar me macet e tij.

“I dashur pronar,

Jam fqinja që jeton në katin e 4. Jam gjithashtu mikja e ngushtë e maces tënde pasi (të dyja macet) vijnë në dhomën time çdo ditë. Por njëra prej tyre, e madhja, është zhdukur prej dy javësh, A është mirë? Jam shumë e shqetësuar për të. Është një maçok i dashur dhe më ka hyrë në zemër. Shpresoj të jetë mirë”.

Scott, pronari i maces, i prekur nga kjo letër vendosi t’i shkruajë një përgjigje ku i shpjegon se macja kishte ngordhur, por ai ndihej i lumtur që macja kishte sjellë gëzim në jetën e dy njerëzve.

“Tani jemi miq dhe ajo do vijë nesër të vendosë lule te varri i maçokut”, tregon Scott. /Newsbomb.al

wer34fr3gthhhjdsa.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Arrestohet aktorja e famshme, ushtroi dhunë dhe i hodhi acid të dashurit
Steven Seagal shpallet non-grata në Ukrainë »
Article Logic
Execution time: 0.0092310905456543
array(1) { ["section"]=> string(77) "i-ngordhi-macja-merzitet-edhe-fqinja-e-i-con-nje-leter-ngushellimi-foto-78038" }