I nxehti Afrikan vjen në Shqipëri. Qarkullimi i masave ajrore nga veriu i Afrikës do të kushtëzojë në territorin shqiptar, mot të qëndrueshëm. Kështu, kthjellimet dhe temperaturat e larta do të jenë dominuese në të gjithë vendin.
Situata do vijojë deri pasdite ku priten kalime vranësirash të lehta, më të dukshme në zonat veriore duke rrezikuar shira të izoluar në ekstremin verior. Parashikohet që moti i kthjellët dhe temperaturat e larta të mbeten prezent deri mëngjesin pasardhës.
Sipas meteorologëve bëhet me dije se temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në orët e mëngjesit dhe në të mesditës duke bërë që në zonat e ulëta termometri të ngjitet deri në 31 gradë C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi jugor-jugperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohen dallgë 2 ballë.