I ofenduan dhëndrin dhe i kërcënuan vajzën, Erdogan me "dorë të hekurt" ndaj mediave sociale: Do marr masa të ashpra

Publikuar tek: bota, më 18:11 01-07-2020 I ofenduan dhëndrin dhe i kërcënuan vajzën, Erdogan me Rexhep Taip Erdogan

Presidenti i Turqisë Rexhep Taip Erdogan tha se do të forcojë kontrollin qeveritar mbi mediat sociale.

Kjo pasi dhëndri i tij Berat Albayrak, ministër i Financave në Turqi, dhe gruaja e tij u përballën me ofendime kur ata njoftuan lindjen e fëmijës së tyre të katërt, përmes rrjetit social Twitter.

Esra ishte fyer nga disa përdorues, të cilët u arrestuan më vonë, tha ministri i Brendshëm turk, Suleyman Soylu.

Gjatë një videoko-nference me anëtarët e partisë, Erdogan deklaroi se do të paraqesë një projekt-ligj për të kontrolluar përdorimin e mediave sociale. Ai shtoi se një rritje e "akteve imorale" viteve të fundit është pasojë e mungesës së rregullave.

"A e kuptoni pse ne jemi kundër mediave sociale si YouTube, Twitter dhe Netflix? Për të zhdukur një imoralitet," u tha Erdogan anëtarëve të Partisë së tij për Drejtësi dhe Zhvillim.

Ai tha se kompanitë e mediave sociale do të detyroheshin të emëronin përfaqësues në Turqi, për t'iu përgjigjur kërkesave ligjore, për të cilat ai tha se aktualisht janë injoruar.

Në muajin qershor, Turqia kritikoi ashpër kompaninë Twitter për pezullimin e më shumë se 7,000 llogarive që mbështesnin presidentin Erdogan, duke thënë se kompania po njollos qeverinë dhe po përpiqet të ridizajnonte politikën turke.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0098750591278076
array(1) { ["section"]=> string(119) "i-ofenduan-dhendrin-dhe-i-kercenuan-vajzen-erdogan-me-dore-te-hekurt-ndaj-mediave-sociale-do-marr-masa-te-ashpra-212467" }