I ofruan 9 milion dollarë, adoleshentja vret shoqen e ngushtë (Si e mashtruan online)  

Publikuar tek: bota, më 06:55 22-06-2019 I ofruan 9 milion dollarë, adoleshentja vret shoqen e ngushtë (Si e mashtruan online)   Denali Brehmer

Një adoleshente në SHBA vrau shoqen e saj të ngushtë pasi një person i premtoi asaj se do t'i jepte 9 milionë dollarë.

18-vjeçarja Denali Brehmer e cilësoi të mjaftueshme këtë shifër për të vrarë shoqen e saj të ngushtë Cynthia Hoffman.

Kështu adoleshentja u ndihmua nga dy miq të saj, Kayden McIntosh, 16 vjeç dhe Caleb Leyland, 19 vjeç, të cilët e  lidhën Cynthia dhe më pas e qëlluan me plumb në kokë, duke filmuar çdo gjë me celular, për ta dokumentuar si provë në këmbim të parave.

18-vjeçarja amerikane nga Alaska, ishte kontaktuar online nga një person i cili ishte prezantuar me emrin Tyler, i cili i kishte kërkuar që të kryente vrasjen në këmbim të 9 milionë dollarëve. Një kërkesë e çmendur, për të cilën punoi me ditë të tëra për të bindur të renë.

I dyshuari në fakt ishte një 21-vjeçar i papunë me emrin Darin Schilmiller, nga Indiana, i cili kishte bërë të pamundurën që Denali ta mendonte të pasur, duke e mashtruar për ta futur në kurth.

Ai bëri të pamundurën që e reja të dashurohej pas tij dhe i premtoi se do të martoheshin bashkë dhe do ishin të lumtur, kështu që e bindi që të kryejë krimin, si kusht drejt lumturisë. Sipas mediave vendase vajza dhe dy bashkëpunëtorët e saj, në 2 qershor, e bindën viktimën që të dilnin shëtitje, ku e çuan në një pyll dhe e vranë.

Familja e Cynthia, e denoncoi zhduken e saj, ndërsa për ditë të tëra tre vrasësit deklaruan se nuk dinin asgjë, deri në momentin kur u gjet kufoma dhe nisën hetimet.

Brenda pak kohësh policia ra në gjurmët e Denali, ku nga kontrolli i detajuar i u zbulua çfarë kishte ndodhur.

Kështu policia arrestoi vajzën dhe dy bashkëpunëtorët e saj, ashtu sikundër dhe Darin, i cili pritet që të ekstradohet drejt Alaskës, për tu përballur me drejtësinë.

 

Si e vlerësoni punën e secilit ministër të qeverisë Rama 2?

Votoni nga 1 te 10 (1 nenkupton shumë keq, 10 nënkupton shumë mirë)

Anila Denaj - Ministre e Financave
Arben Ahmetaj - Ministër i Shtetit për Rindërtimin
Belinda Balluku - Ministre e Infrastukturës dhe Energjitikës
Bledi Çuçi - Ministër i Bujqësisë
Blendi Klosi - Ministër i Turizmit
Eduard Shalsi - Ministër Shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Elisa Spiropali - Ministre e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin
Elva Margariti - Ministre e Kulturës
Etilda Gjonaj - Ministre e Drejtësisë
Evis Kushi - Ministre e Arsimit, Rinisë dhe Sportit
Ogerta Manastirliu - Ministre e Shëndetësisë
Olta Xhaçka - Ministre e Mbrojtjes
Pandeli Majko - Ministër i Diasporës
Sandër Lleshaj - Ministër i Brendshëm

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01364278793335
array(1) { ["section"]=> string(89) "i-ofruan-9-milion-dollare-adoleshentja-vret-shoqen-e-ngushte-si-e-mashtruan-online-169228" }