‘I paaftë dhe ordiner që të ka ushqyer pushteti’, aktivistja i kthehet keq Dritan Hilës: I indinjuar që ka njerëz me dinjitet, promovon më mediokrit në emision

Publikuar tek: aktualitet, më 17:07 01-09-2019 ‘I paaftë dhe ordiner që të ka ushqyer pushteti’, aktivistja i kthehet keq Dritan Hilës: I indinjuar që ka njerëz me dinjitet, promovon më mediokrit në emision

Aktivistja e njohur, Rezarta Çaushaj, ka reaguar ndaj një postimi në rrjetet sociale të bërë nga moderatori Dritan Hila, i cili i është kundërpërgjigjur mjekes së re, Jana Nano të punësuar në Gjermani.

Kjo e fundit e revoltuar, shkroi një letër të hapur, ku u kërkonte autoriteteve që më së pakti t’i kërkonin leje për promovimin tek faqja e Ministrisë së Diasporës, edhe me foto, tek promovimi i Shqiptarëve në botë.

Aktivistja shprehet se Hila bën sikur është kundër të gjithëve, derisa i preket partia që e ushqen dhe aty s'të fal pastaj.

Caushaj përmend disa arsye që sipas saj Hila nuk ka të drejtë në lidhje me këtë reagim.

Statusi i plotë:

IntelektuHali i ditëve tona.

Bën sikur është kundër të gjithëve...derisa i preket partia që e ushqen. Aty s'të fal pastaj.

Mua më vjen ndohtë që Hila, Mane, Baze e ca të tjerë si këta, e quajnë veten gazetar. 
Këta janë disa ordiner, që i ka ngritur dhe i ushqen pushteti. 
Pushteti mund t'i vesh, t'i pasurojë, t'i çoj me pushime e t'u jap poste, por ordinerizmin nuk ua heq dot. 
Dhe e keqja është që ordinerizmi të lë pa argument. 
Ordinerizmi mund të kuptojë vetëm me ordinerizëm...ndoshta.

  1. Ato lekët kanë dal edhe nga taksat e prindërve e familjarëve të vajzës. Nuk të ka borxh asgjë, as ty e askujt.
    2. Unë ia bëj hallall taksat e mia dikujt që ka synuar dhe ka arritur ekselencën në profesionin e vetë. 
    Ai është qëllimi i arsimit falas, megjithëse në fakt, vetëm falas nuk është.
    3. Në komunizëm të degdiste partia ku t'i donte qejfi me pretekstin se të jepte shkollë (dhe të merrte lirinë, punën dhe jetën në këmbim). 
    4. Hila promovon nga njerëzit më mediokër në emisionin e vet, nuk mund t'i jap leksione askujt për promovimin e ekselencës.
    5. Hila është i indinjuar që ka njerëz me dinjitet.
    6. Hila është i indinjuar që ka njerëz që nuk i lëpihen pushtetit.
    7. Hilën e shqetëson ekselenca dhe akoma më shumë, mbajtja e një qëndrimi. Madje, e kërcënon.
    8. Hila është mediokër dhe i paaftë të kapërcejë natyrën e tij për të sajuar një përgjigje që nderon "profesionin" e tij.

PS: Kam shumë respekt për atë mjeken e re sepse kam respekt për gjithë njerëzit që nuk miklohen nga një përkëdheli fallco e pushtetit dhe respektojnë veten e mundin e tyre.

69739124_10156985003902098_5341109874904268800_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010926008224487
array(1) { ["section"]=> string(161) "i-paafte-dhe-ordiner-qe-te-ka-ushqyer-pushteti-aktivistja-i-kthehet-keq-dritan-hiles-i-indinjuar-qe-ka-njerez-me-dinjitet-promovon-me-mediokrit-ne-emision-176970" }