‘I padenjë’, Salianji sulmon Lleshaj: Policët nuk të meritojnë ty si ministër

Publikuar tek: aktualitet, më 21:14 30-10-2020 ‘I padenjë’, Salianji sulmon Lleshaj: Policët nuk të meritojnë ty si ministër

Ka shkaktuar reagime të forta fjala e ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj drejtuar deputetit Myslim Murrizi në Kuvendin e Shqipërisë ditën e djeshme, ku ministri iu drejtua me fjalët “polic ke qenë dhe polic ke mbetur”.  

Kaq ka mjaftuar për të sjellë edhe reagimin e ish deputetit të PD, Ervin Salianji.

Në rrjetin social “Facebook”, Salianji ka kritikuar ministrin Lleshaj për talljen që i bëri policëve.

“Forcat e Rendit kanë një ndër rolet më të rëndësishme në shoqëri.  Por ti nuk mund ta kuptosh, sepse që prej ditës që t’u dhurua posti që mban, i ke parë kolegët e tu si vegla pët t’i përdorur në shkelje të ligjit. Nuk ke faj as ti, ke mësuar prej shefit tënd, arroganca e të cilit ju ka infektuar të gjithëve. Përçmimi ndaj policëve është i neveritshëm!” shkruan Salianji. 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Deputeti i PS, Anastas Angjeli infektohet me koronavirus
Shkollat e Elbasanit kthehen në vatra Covid-19, infektohet mësuesja e gjimnazit ‘Kostandin Kristoforidhi’ »
Article Logic
Execution time: 0.011102914810181
array(1) { ["section"]=> string(80) "i-padenje-salianji-sulmon-lleshaj-policet-nuk-te-meritojne-ty-si-minister-225848" }