I pari shtet në botë që do ndalojë hyrjen e shtetasve të SHBA-së, dhe nuk është Koreja e Veriut

Publikuar tek: bota, më 19:20 28-01-2017 I pari shtet në botë që do ndalojë hyrjen e shtetasve të SHBA-së, dhe nuk është Koreja e Veriut TEHERANI

Republika Islamike e Iranit do të bëhet shteti i parë në botë që do të ndalojë hyrjen e çdo shtetasi të SHBA-së në territorin e tij.

Ky vendim i Teheranit është marrë si kundërpërgjigje ndaj pezullimit të vizave që presidenti amerikan, Donald Trump vendosi për shtatë shtete myslimane, përfshirë Iranin.

“Vendimi i SHBA është fyerje për botën islamike dhe në veçanti për kombin e Iranit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Jashtme të këtij shteti.

Irani bëhet kështu shteti i parë që nuk do pranojë për një kohë të pacaktuar amerikanët, vendim që nuk aplikohet tërësisht as nga Koreja e Veriut.

Trump vendosi të ndalojë hyrjen në SHBA të qytetarëve të Iranit, Jemenit, Somalisë, Libisë, Sudanit, Irakut dhe Sirisë.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023140907287598
array(1) { ["section"]=> string(100) "i-pari-shtet-ne-bote-qe-do-ndaloje-hyrjen-e-shtetasve-te-shba-se-dhe-nuk-eshte-koreja-e-veriut-66971" }