I pastrehu kthen çekun e humbur prej 10 mijë dollarësh, i bëjnë surprizën e jetës

Publikuar tek: bota, më 17:04 27-11-2017 I pastrehu kthen çekun e humbur prej 10 mijë dollarësh, i bëjnë surprizën e jetës

Një i pastrehë që gjeti një çek me vlerë 10 mijë dollarë në rrugë dhe vendosi t’ja kthejë personit që i përkiste, është shpërblyer me një dhuratë që i ka ndryshuar jetën.

Gjithçka nisi kur agjentja e pasurive të patundshme Roberta Hoskie humbi çekun në një rrugë në Nju Haven të Konektikat, me vlerë rreth 8,400 euro.

Elmer Alvarez e gjeti çekun dhe mendoi menjëherë t’ia kthente të zotit.

“Bëj gjënë e duhur, kërko personin që e ka humbur dhe ktheja”, shprehet Alvarez kur e pyesin se çfarë i shkoi ndërmend kur gjeti çekun.

Në fakt atij nuk do ia merrte mendja që Roberta Hoskie do ta shpërblente me shumë më tepër edhe se vlera e çekut, sapo mori vesh që ai ishte i pastrehë.

“Kam punuar me 400 dollarë në muaj. Ushqeja djalin tim dhe kam qenë e pastrehë. E di se çfarë do të thotë të vuash”, thotë Roberta duke shtuar se “Zoti më ndihmoi, më bekoi që unë të ndihmoj dikë tjetër në jetë”.

Alvarez shpërthen në lotë kur Roberta i thotë se do t’i sigurojë punë dhe strehë për të jetuar. /Newsbomb.al

xdfgerthtr6nh56j.jpg

dgfergh5h5h.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.011214971542358
array(1) { ["section"]=> string(87) "i-pastrehu-kthen-cekun-e-humbur-prej-10-mije-dollaresh-i-bejne-surprizen-e-jetes-100967" }