I penduari: Tritolin farmacisë së Tahirit ia vuri Alfred Qefalia

Publikuar tek: aktualitet, më 08:16 19-02-2015 I penduari: Tritolin farmacisë së Tahirit ia vuri Alfred Qefalia Shpërthimi në farmacinë e babit të Sajmir Tahirit

Pas dy arrestimeve të kohëve të fundit, të Alfred Qefalisë dhe Kristi Pines, shpërfaqet dëshmia e një të penduari, i cili pohon se shpërthimin në farmacinë e babait të ministrit të Brendshëm e ka kryer Alfred Qefalia.

I penduari, A.G,  pjesë e një grupi kriminal që kryente ekzekutime , duke rrëfyer për vrasësit e biznesmenit Leonard Murati në Durrës, ndër të tjera ka treguar edhe për autorin e shpërthimit në farmacinë pranë spitalit Neurologjik në Tiranë. Megjithatë, i penduari nuk ka dhënë detaje të tjera, ose së paku nuk kanë dashur ta përmendin burime brenda grupit të hetimit për shkaqet e vënies së tritolit tek farmacia e babait të ministrit të Brendshëm.

Sipas Gazetës Shqiptare,  i penduari ka përmendur emrin e Qefalisë, duke e implikuar atë edhe me disa ngjarje të tjera. Një nga to është edhe plagosja e rëndë e biznesmenit të ndërtimit Armando Çeka dhe juristit Julian Çela. Sipas tij urdhrat vinin nga brenda burgut dhe ekzekutoheshin kundrejt shumave 5-25 mijë euro. Vetë i penduari është arrestuar ditë më parë, pasi ishte shpallur në kërkim nga Italia për vrasje.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gazetarët/ Skandaloze, nuk janë paguar sigurimet, rrogat edhe sot me vonesa 3 muaj
Dr.Flori vdiq nga kokaina »
Article Logic
Execution time: 0.011577844619751
array(1) { ["section"]=> string(68) "i-penduari-tritolin-farmacise-se-tahirit-ia-vuri-alfred-qefalia-3778" }