I përfshirë në trafikim droge, GJKKO lë në burg Rexhep Ipek

Publikuar tek: aktualitet, më 10:23 24-01-2021 I përfshirë në trafikim droge, GJKKO lë në burg Rexhep Ipek

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka vënë në zbatim masën e sigurisë “arrest me burg” për Rexhep Ipek.

Rexhep Ipek nga Turqia me nënshtetësi shqiptare, i akuzuar si pjesë një grupi të strukturuar kriminal është arrestuar në Bullgari dhe është ekstraduar në Shqipëri më 21 janar të këtij viti.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga ZQK Interpol Tirana, më datë 15.10.2019, pasi Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda i ka vendosur masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Trafik i narkotikëve, kryer në formën e posaçme të grupi kriminal”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale dhe grupi i strukturuar kriminal”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « I dënuar për ngacmim seksual të dy fëmijëve, ekstradohet nga Greqia ish-trajneri i futbollit, në kërkim prej 6 vitesh (EMRI-FOTO)
Goditi të ëmën me dru, arrestohet 41-vjeçari në Bulqizë, ja çfarë i gjeti policia në momentin e shoqërimit (EMRI) »
Article Logic
Execution time: 0.013160943984985
array(1) { ["section"]=> string(65) "i-perfshire-ne-trafikim-droge-gjkko-le-ne-burg-rexhep-ipek-236172" }