I përlotur, pranë vetes një thikë dhe sëpatë, i riu në Tiranë hipën në çati dhe kërcënon vetëvrasjen (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 10:38 02-02-2018 I përlotur, pranë vetes një thikë dhe sëpatë, i riu në Tiranë hipën në çati dhe kërcënon vetëvrasjen (FOTO)

Një i ri në zonën e Liqenit të Thatë në Tiranë kërcënon se do të vetëvritet, në shenjë proteste ndaj shtetit pasi në kuadër të një projekti shtëpia e familjes së tij do të shembet.

Policia ka rrethuar zonën dhe po tenton të negociojë me 25 vjeçarin, i cili në gjendje të rënduar psikologjike dhe i përlotur u shpreh në një lidhje telefonike me “news 24” se kërcënon se do të vetëvritet, si zgjidhja e tij e vetme. 

I riu ka pranë vetes edhe një thikë dhe një sëpatë, me të cilat kërcënon se do të vritet nëse nuk i japin një zgjidhje.

“E kam dokumentacionin shumë në rregull. Nuk kam nevojë për lëmoshë nga bashkia që më ka ofruar vetëm bonus qiraje. Nuk kam ku të shkoj, pasi 4 veta në familje jemi pa punë. Kërkoj dëmshpërblim për truallin dhe shtëpinë time”, u shpreh i riu me emrin Klajdi, i përlotur, i cili flet në telefon nga çatia e shtëpisë së tij.

klajdi.jpg

thika_copy.jpg

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Zbardhet vendimi për dy ish-drejtorët e ARRSH të arrestuar dje, kjo është PROKURORJA që finalizoi gjithçka
SKANDALI: Rruga s’u bë fare por dy ish-drejtorët dhe biznesmenët e kompanive futën në xhep... 5 MILIARDË LEKË »
Article Logic
Execution time: 0.010141134262085
array(1) { ["section"]=> string(110) "i-perlotur-prane-vetes-nje-thike-dhe-sepate-i-riu-ne-tirane-hipen-ne-cati-dhe-kercenon-vetevrasjen-foto-108834" }