I përmend luksin, Alketa Vejsiu i kthehet ndjekëses: Kam qenë fakire, shkoja në punë me plumbat majë kokës

Publikuar tek: showbiz-lifestyle, më 15:33 21-07-2019 I përmend luksin, Alketa Vejsiu i kthehet ndjekëses: Kam qenë fakire, shkoja në punë me plumbat majë kokës

Moderatorja Alketa Vejsiu ka treguar së fundmi se i pëlqen shumë të shkojë në punë me biçikletë, madje ka publikuar edhe një video.

"Duke shkuar ne pune me biçiklete nga rruga e Parkut te Liqenit. Kjo eshte rruga ime e preferuar ne Kryeqytet", shkruante ajo krahas videos, por duket se ndjekësit nuk e kanë pritur aspak mirë këtë deklaratë të moderatores.

Një ndjekëse i është kthyer keq, duke i thënë se ka makinë të shtrenjtë dhe se nuk merr bukë me vete si fakiret.

"Sa larg e ke punen me shtepine se besoj te shkoni me biciklet ju qe keni makina te mira bere nje xhiro mire e bere se kujton femijerin po buke me vete ke mare dhe uje me akull si ne fakiret", i komenton ajo, por duket se as Alketës nuk i ka pëlqyer kjo gjë dhe nuk e ka lënë pa përgjigje.

"Me duhen 20 min.
Buke me vete nuk marr sepse ha para se te dal. Nje shishe uje po. Fakire kam qene dhe une. Me biçiklete me plumbat ne maje te kokes ne 97 ne Top Albania Radio. 4 vjet prita me padurim sa bleva nje Golf Wolsvagen te perdorur te vjeter pa Ajer te Kondicionuar. Po kam nje makine me te mire tani, por se dua fare fare. Vetem biciklete dhe trena dua une. Jane me te mira se cdo avion privat dhe cdo ferrari", i shkruan moderatorja.

jvkj.jpg

hjk.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029539108276367
array(1) { ["section"]=> string(110) "i-permend-luksin-alketa-vejsiu-i-kthehet-ndjekeses-kam-qene-fakire-shkoja-ne-pune-me-plumbat-maje-kokes-172871" }