Joe Biden më në fund ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, ku do të fillojë orët e para të punës si President i SHBA, me firmosjen e disa dekreteve të rëndësishme.
I shoqëruar nga Zonja e Parë, bashkëshortja Jill Biden, i pari i Amerikës ka kryer ritualin e përhershëm, teksa ka zhvilluar paradën ku ka përshëndetur të gjithë mbështetësit e tij.
Më pas ai ka mbërritur në Shtëpinë e Bardhë, derën e së cilës e ka hapur me gruan e tij. Para se të futeshin brenda, ata i dhanë njëri-tjetrit një përqafim plot dashuri.
Në pamjet e para u pa se nuk ishte i pranishëm askush nga stafi i vjetër i Presidencës.