Sulmi i Real Madrid është shumë larg nga ai që do duhej të ishte në të vërtetë, me shumë pak gola të shënuar.
Mediat spanjolle raportojnë se madrilenët janë duke kërkuar një sulmues të ri dhe francezi duket shumë pranë largimit, për shkak edhe të moshës së tij që tashmë i kaluar të 30-at.
Dy skuadrat më të interesuara për të marrë shërbimet e Benzema janë Arsenal dhe Liverpool.
Edhe pse nuk ka ende asgjë konkrete, me shumë mundësi sulmuesi francez do të largohet nga Real Madrid në merkaton e ardhshme të verës.