‘I poqën të gjallë’, Braçe kujton Gërdecin: Thelbi ishte trafiku i armëve, politikanët e përshfirë janë kapur me thonj pas...

Publikuar tek: politike, më 19:43 15-03-2019 ‘I poqën të gjallë’, Braçe kujton Gërdecin: Thelbi ishte trafiku i armëve, politikanët e përshfirë janë kapur me thonj pas...

Zëvendës-kryeministri Erion Braçe ka kujtuar shpërthimin e 11 viteve më parë të ndodhur në Gërdec, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën rreth 300 të tjerë.

Ndonëse Gjykata dënoi ish-përgjegjësin e fabrikës së armëve të demontimit që shpërtheu me 18 vjet burg, ish-drejtorin e MEICO, Ylli Pinarin po me 18 vjet burg dhe administratorin e fabrikës Alba-Demil, Mihal Delijorgjin me 10 vjet burg, Braçe e quan shpërthimin e  15 mars të vitit 2008 krim të shtetit.

Sipas zv.kryeministrit thelbi i Gërdecit ishte trafikimi i armëve dhe municioneve, ndërkohë që pretendon se përgjegjësit e shpërthimit nuk u hetuan kurrë dhe janë kapur me thonj në politikë për t’i shpëtuar drejtësisë.

Reagimi i Braçes:

15MARS
#MOSEHARROKURREGERDECIN

Deri sa te kete #Drejtesi, jo,
Mos e harro kurre #Gerdecin!

Ishte dhe eshte,
#KrimiShtetit!
Kerkush nuk mund ta zhbeje kete,
as vete e as me prokuroret dhe,
as me gjykatesit e tij!

Thelbi i Gerdecit ishte:
TRAFIKU U ARMEVE DHE MUNICIONEVE!

Demontimi ishte aktivitet plotesues,
i qellimte, legalizuar nga #QEVERIAESALIBERISHES,
per te maksimizuar fitimet.

Po e perseris, thelbi ishte #TrafikuiArmeve!

NUK U HETUA KURRE!
NUK GUXOI KUSH TA HETONTE!
As trafikun, as Qeverine e Berishes, as Ushtrine e tij, as supertrafikantin qe 
e njihnin fare mire pas emrave te shumefishte ne Ballkan, 
te gjithe ne listen e zeze te trafikut!

Trafiku i armeve prodhoi 
Fabriken e Vdekjes!
I duhej si mbulim, si paketim ne fillim,
si demontim vdekjeprures por 
me fitim kolosal nga shfrytezimi i nje grushti njerezish te varfer e ne nevoje per pune-mes tyre gra e femije,
me pas!

I POQEN TE GJALLE!
Krim me makaber ne kete vend nuk ka patur kurre, kurre!

Ky vend nuk do te jete kurre i drejte,
i ndershem e ne paqe,
pa hetuar e ndeshkuar deri ne fund,
politikanet e pushtetaret e perfshire ne trafikun e armeve e municioneve nga Gerdeci.

Ate dhe aty ku nuk hetua kurre!
Mos harroni,
ata jane gjalle dhe ne politike;
NUK KANE IKUR, JANE PO ATA!
Babezia i beri bashke ne Gerdec,
donin maksimumin per vete-superfitimet natyrisht dhe,
e ngriten dhe e kontrolluan biznesin kriminal me familjaret e tyre!
E zhvilluan ate biznes ne kafsheri te plote, duke shfrytezuar gra e femije,
ju morren shpirtin aty!

JANE PO TE NJEJTET NJEREZ!
Nuk kane ikur kund! Jane mu ketu!
Bejne sikur nuk kujtohen per sot,
por e djeshmja i tmerron!
Sali Berisha i pari, 
ne ate kohe e kete kohe,
ministrat e tij vendimmarres ne Qeveri-perjashtuar dy kundershtues te provuar e te zhdukur prej tij nga PD;
Ministri i Mbrojtjes e Shefi i Ushtrise pas tij, vendimmarres e te perfshire ne kete histori;
Lulzim Basha anetar i asaj qeverie e vendimmarres edhe ky!

Askush nga ata qe u perfshine ne Gerdec nuk ka ikur.
Jane kapur me thonje ne politike per ti shpetuar drejtesise ne cdo kohe,
pergjithmone!

Tani qe prokuroret e gjykatesit e tyre garante po ikin, jane kapur me thonj pas Shqiperise!

uiojo[.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.027683973312378
array(1) { ["section"]=> string(124) "i-poqen-te-gjalle-brace-kujton-gerdecin-thelbi-ishte-trafiku-i-armeve-politikanet-e-pershfire-jane-kapur-me-thonj-pas-156569" }